blog-2

Rinovimi I Pasurive Të Paluajtshme

Mund të jetë e vështirë të vendosësh se cfarë pëmirësimesh e rrisin vlerën e një prone dhe cfarë jo. Rinovimet mund ta transformojnë një pronë por jo të gjitha do të rrisin vlerën e saj, madje një pjesë do ta bëjnë më të vështirë shitjen e saj të ardhshme.



Është e rëndësishme të mbahet parasysh para se të investohet në një pronë,se përgjithësisht shpenzimet e bëra për përmirësimin e pronës nuk do të rikthehen tërësisht në momentin që pasuria shitet. 
Ndodh që shitësit të presin rritje të konsiderueshme të vlerës së pasurisë së paluajtshme, duke synuar çmime të cilat nuk shkojnë paralelisht më vlerën reale të pronës në treg dhe duke dekurajuar blerësit potenciale


Ka disa rregulla të arta që duhen patur parasysh lidhur me rinovimin.

1.Rregulli i parë është të mos shpenzohet asnjëherë më tepër se sa është e nevojshme. 
Asnjëherë nuk këshillohet të investohet në përmirësime të cilat e rrisin vlerën e një prone më shume se 20% të vlerës ekzistuese. 
Në përgjithësi nuk është e këshillueshme të bëhen investime të cilat e rrisin çmimin e pronës në mënyrë të krahasueshme me pronat e ngjashme në të njëjtën zonë, kjo për shkak se vlera e një prone ndikohet kryesisht nga vlera e pasurive rrethuese, dhe blerësit kanë tendencën të mos shfaqin interes për prona të cilat kanë një çmim dukshëm më të lartë se sa vlera mesatare e shitjes së pasurive në të njëjtën zonë.

2.Së dyti duhet të tregohet kujdes me standartin e përmirësimeve të kryera. 
Duhet patur kujdes që puna e kryer të jetë e një standarti profesional, punimet e bëra pa cilësi kanë tendencën ta ndikojnë negativisht vlerën e një prone. 
Gjithashtu është e rendesishme  mbajtja e një pasqyre financiare për të gjitha shpenzimet e kryera, në mënyrë që më vonë t’i prezantohet blerësve të mundshëm.

3.Së treti, çelësi për një rinovim të pershtatshem është përmirësimi i aspekteve të pasurise  që tërheqin më tepër vëmendjen. Për shembull, në rastin e një shtëpie banimi një riparim kuzhine dhe banjo, një rregullim i derës së përparme, ose një pamje e freskët e re në kopsht mund të  jete rinovimi i duhur ne raport me imazhin qe perceptohet nga bleresi potencial.

4.Së katërti, prona duhet të modelohet brenda kufijve estetikë të tregut të kohës përndryshe rrezikon të humbasë blerësit e ardhshëm. Rimodelimet emocionale sipas shijeve specifikë të pronarit janë rrallëherë të mirëpritura në treg për shkak se shijet janë subjektive. 
Por tendencat estetike të kohës ndikojnë në masë të gjerë blerësit dhe vendimet e tyre. 
Pra një prone e rinovuar sipas tendencave të përgjithshme ka shumë më tepër mundesi të ketë sukses në tregun imobilar se sa një pronë e rinovuar sipas preferencave emocionale të pronarit.