blog-2

Rivlerësimet e Pronave Të Patundshme

Viti i ri 2024 do të nisë me disa ndryshime përsa i përket Ligjit të Rivlerësimit.  Duke filluar nga muaji Shtator i vitit 2024, qeveria do t’u  japë mundësi qytetarëve që të rivlerësojnë pronat e patundshme me taksa më të ulëta nga ato që parashikon ligji aktual .


Qytetarët do të mund të bëjnë rivlerësim të banesave duke i sjellë ato në çmimin e tregut dhe duke përfituar ulje të tatimit nga 15 % në 3%. 
Duke filluar nga data 16 janar , afro 100 mijë qytetarë do të kenë mundësinë të përfitojnë për të kryer procesin e rivlerësimit të banesave.
Afati i rivlerësimit do të jetë deri në 30 shtator 2024.
Ministria e Financave ka propozuar që taksa e rivlerësimit të jetë 3% krahasimisht e ulët me taksën 15% që ka qenë deri tani në fuqi. 

Por si përfitojnë qytetarët nga kjo masë?
Sipas legjislacionit tatimor, shitja e një prone të patundshme në Shqipëri, e tipologjive të ndryshme, i nënshtrohet taksës 15 për qind, e cila llogaritet mbi diferencën mes çmimit të shitjes dhe atij të blerjes.
Pra, nëse një individ e ka blerë një apartament 100 mijë euro para disa vitesh, por sot e shet atë 150 mijë euro, atëherë ai duhet të paguajë një taksë 15% mbi diferencën e shitjes me atë të blerjes. https://bibaproperties.com/uploads/bibaproperties.com//1719318360-tirana.pngmimit të 
Në këtë rast kjo diferencë është 50 mijë euro dhe detyrimi tatimor që duhet të paguhet nga qytetari është  7 mijë e 500 euro.
Por ligji i ri që hyn në fuqi në muajit shtator sipas burimeve ,te cilen i jep të drejtën këtij individi, që ta rivlerësojë banesën me çmim tregu duke paguar jo 15 për qind por vetëm 3 për qind.
Pra,për shembullin e mësipërm, taksa zbret nga 7 mijë e 500 euro që duhet të paguhej normalisht,në 1500 euro.
Kjo nismë shihet si tepër pozitive edhe nga ndermjetesuesit  që operojnë në tregun imobiliar.
Sipas tyre, qeveria duhet të ndërmarrë edhe më shumë nisma të tilla në mënyrë që të mbështesë tregun imobiliar.
Tregu imobiliar është duke u zhvilluar me ritme të larta viteve të fundit,kjo si pasojë edhe e rritjeve të ndërtimeve të reja,por ende nuk është një treg konkret të rregulluar nga qeveria.
Si përfundim mund të themi që Ligji i Rivlerësimit do të ketë një impakt pozitiv si në xhepat e qytetarëve,si në uljen e numrit të deklarimeve fiktive te cilen per ne eshte shume problem nga shitjet e pasurive të patundshme si edhe në tregun e gjerë imobiliar.